Kategoria Superiore do të luajë javën e 11-të, ndërsa e Para javën e shtatë. Plot 11 ndeshje dhe duele interesante do të zbresin në fushë ditën e sotme. Elita do të startojë në orën 17:00 me takimet Teuta – Tirana dhe Skënderbeu – Laçi.

Të dy sfidat shihen si përballje “hekurash” për vetë objektivat që kanë. Durrsakët do të tentojnë fitoren në shtëpi, ndërsa bardheblutë një rezultat pozitiv me trajnerin Jul Ahmataja. Nga ana tjetër, Skënderbeu i Ilir Dajës është “sajuar” për këtë sfidë dhe pritet t’i hapë shumë punë kurbinasve të Armando Cungu.

Ndërkohë në Kategorinë e Parë do të luhen plot 9 takime, në Grupin A dhe B. Tërbuni – Egnatia si një nga takimet kryesore e cila do të startojë në orën 13:00 dhe do të transmetohet në RTSH.

Gjithashtu në Grupin A vlen të veçohet përballaj mes Erzenit dhe Korabit. Ndërsa në Grupin B, interesant është takimi mes Shënkollit dhe Devollit të Stavri Nicës.

KATEGORIA SUPERIORE
E shtunë, 02/11/2019
Java 11

Ora 17:00| Teuta – Tirana

Ora 17:00| Skënderbeu – Laçi

KATEGORIA E PARË
E shtunë, 02/11/2019

Grupi A/ Java 7
Ora 13:00|Tërbuni – Egnatia

Ora 14:00| Shkumbini – Veleçiku

Ora 14:00| Burreli – Besëlidhja

Ora 14:00| Erzeni – Korabi

Grupi B/ Java 7
Ora 13:00| Lushnja – Pogradeci

Ora 14:00| Turbina – Elbasani

Ora 14:00| Iliria – Oriku

Ora 14:00| Shënkolli – Devolli

Ora 14:00| Apolonia – Besa