Sot, në orën 13:45 do të luhen dy ndeshjet e tjera të javës së tetë në Kategorinë Superiore.
Në stadiumin e qytetit të Laçit, skuadra kurbinase do të presë kampionët në fuqi të Shqipërisë, Teutën në një përballje që premton spektakël.
Ekipi durrsak kërkon që të ruajë hapin e kryesuesve të Tiranës, ndërsa skuadra e Mirel Josës synon vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Sfida tjetër në orën 13:45, është ajo mes Kastriotit dhe Partizanit, e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Kamzës.
Të dyja ekipet ndodhen në dy vendet e fundit, me “demat” që janë në kërkim të kthesës dhe fitores së parë në këtë edicion të Superiores, ndërsa ekipi krutan kërkon që të largohet nga ai vend në klasifikim.
SOT
Laçi- Teuta 13.45
Kastrioti- Partizani 13.45 (Kamez)