Pasditen e së enjtes në Tiranë do të zhvillohet kampionati kombëtar i atletikës për 20 vjeçarët. Në të do të marrin pjesë të gjithë ekipet e vendit mes të cilëve edhe Vllaznia e cila do të shkojë në këtë veprimtari me përbërje të plotë. Sipas njërit prej trajnerëve të këtij ekipi, pikërisht Fatjon Serhatit, objektivi i Vllaznisë edhe në këtë kampionat do të jetë shpallja kampion si ekip e po ashtu edhe zënia e disa vendeve të para në garat individuale me sportistë të ndryshëm. “Kemi kohë që përgatitemi për këto gara dhe mendoj se tashmë jemi gati për të synuar titullin kampion si ekip.


Po ashtu kemi pretendimet tona edhe në garat individuale, ato të kërcimeve dhe të shpejtësisë me sportistë si Halluni, Quku etj”- ka thënë trajneri Serhati.Pas kampionatit të 20 vjeçarëve, rradha do t’i vijë kampionatit kombëtar të të rriturve që do zhvillohet muajin e ardhshëm. Ky kampionat kuptohet që është aktiviteti më i rëndësishëm kombëtar dhe për këtë arsye, objektivi i ekipit të Vllaznisë do të jetë sërish shpallja kampion i Shqipërisë.

© shkodrasport.com

 

 

Ne foto, Fatjon Serhati, trajner i atletikes se Vllaznise