Peshëngritësi shkodran Emanuel Lushi po merr pjesë në turne ndërkombëtar që po zhvillohet në San Marino. Në këtë mënyrë, vendi ynë do të përfaqësohet për herë të parë pas shumë muajsh në një aktivitet ndërkombëtar, pikërisht në Kupën e San Marinos. Kështu ka vendosur kryesia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në mbledhjen e saj të fundit. Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë veprimtari me peshëngritësin e Vllaznisë Emanuel Lushi si dhe një sportist të Teutës. Por nëse ky i fundit shoqërohet në këtë garë nga trajneri i tij Kreshnik Leka, Lushi nuk shoqërohet nga trajneri Muhamet Tuzi.

Kjo për mungesë fondesh pasi edhe ai vetë ka shkuar në këtë aktivitet me shpenzimet personale. Objektivi i shtangistit të Vllaznisë gjithsesi është zënia e një vendi sa më të mirë, madje për të pretenduar edhe futjen në zonën e medaljeve megjithatë çdo gjë do t’i lihet garës.

© shkodrasport.com