Peshëngritësi shkodran Emanuel Lushi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në turneun e zhvilluar sot në San Marino. Ai ka arritur të marrë medalje ari në peshën e tij por jo vetëm kaq. Në bazë të koefiçentit të sinklaritetit, ai ka marrë edhe kupën e peshëngritësit më të mirë të aktivitetit, duke e bërë edhe më të bukur këtë sukses.

Ai ka arritur të ngrejë 115 kg në shkëputje dhe 133 kg në shtytje. Kësisoj me 148 kg në dygarësh, ai ka sfiduar të gjithë. Përveç Lushit, pjesmarrës ka qenë edhe një peshëngritës durrsak, Bruno Nuha që nuk ka patur rezultatet e shkodranit megjithatë edhe ai është përgëzuar për paraqitjen e mirë të bërë.Emanuel Lushi kësisoj pas vendit të tretë në Europianin e moshave vitin e kaluar, tashmë arrin një tjetër sukses por me siguri që nuk do të jetë i fundit pasi karriera e tij sapo ka filluar. Megjithatë ai meriton një vëmendje më të madhe nga ana e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhe jo të shkojë me paratë e veta në San Marino, për të zënë vendin e parë dhe për të ngritur flamurin shqiptar. Gjithsesi e rëndësishme është që kemi të bëjmë me një sportist që premton shumë për të ardhmen.
Gjergj KOLA