Partizani do të luajë sot sfidën e javës së 8-të të Superligës ndaj Kastriotit. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Kamzës dhe do të nisë në orën 13:45.

Të kuqtë nuk kanë shijuar ende fitoren e parë dhe në takimin e sotëm çdo rezultat tjetër përveç fitores do të konsiderohej dështim pasi do të thellonte akoma edhe më shumë krizën e rezultateve.

Trajneri Ilir Daja do të ketë 4 mungesa të sigurta për këtë ndeshje. Kapiteni Alban Hoxha, mbrojtësi Damçevski, Maguette dhe Kardozo janë të dëmtuar dhe nuk do të grumbullohen për ndeshjen e sotme. Duke parë këto mungesa, trajneri i Partizanit ka “arnuar” formacionin anti-Kastrioti dhe ka zgjedhur titullarët që do të zbresin në fushë.

Lajmi i mirë është rikthimi i Kaçes nga minuta e parë që do të luajë në mesfushë së bashku me Malën dhe Rrapajn, ndërsa në portë vendin e Alban Hoxhës do e marrë Teqja.

Partizani: Teqja, Sota, Belica, Sembene, Musta, A.Marku, Kaçe, Mala, Rrapaj, Cara, Junior./newsport/