Superkompjuteri ka parashikuar fituesin e Champions League pas ndeshjeve të para të fazës së 1/16-ave dhe ka parashikuar një finale angleze.

Liverpool, Manchester City dhe Paris Saint-Germain i mbyllën në avantazh takimet tyre të para të këtij raundi pas fitoreve respektive ndaj Inter, Sporting CP dhe Real Madrid.

Chelsea nga ana e saj mundi me rezultatin 2-0 Lillen të martën, ndërsa RB Salzburg-Bayern Munich, Villarreal-Juventus, Atletico Madrid-Manchester United dhe Benfica-Ajax i mbyllën me barazime takimet e tyre.

Sipas superkompjuterit të “Bettingexpert”, “citizenët” do të fitojnë titullin e tyre të parë në Champions League pas dhimbjes sezonit të kaluar.

Manchester City humbi ndaj Chelseat sezonin e kaluar, me liderët e Premier League, që duket se do të fitojnë trofeun më të rëndësishëm të Europës këtë sezon.

Superkompjuteri e ka dërguar Manchester Cityn në finale e Champions League përballë Liverpoolit, ndërsa Chelsea pritet të eliminohet në fazën gjysmëfinale së bashku me Bayern Munich.

Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë parashikuar të humbasin në fazën çerekfinale, ndërsa sa i përket Realit dhe Atletico Madrid, superkompjuteri mendon se ata do të eliminohen në 1/16 .