Kategoria Superiore zbret sot në fushë me përballje tejet interesante.
Tirana udhëton në Fier, ku do masë forcat me Apoloninë në orën 13.45. Në pankinën bardheblu debuton Orges Shehi, i cili ka pak ditë që është zyrtarizuar në stol. Kryeqytetasit kërkojnë të lënë pas ecurinë negative të ndeshjeve të fundit, teksa sot synohet vetëm 3 pikëshi.
Laçi dhe Teuta është sfida tjetër e orës 13.45. Përballjet direkte mes të dyja ekipeve kanë sjellur përherë rivalitet, ndaj e njëjta gjë pritet edhe sot. Si kurbinasit, ashtu edhe durrsakët kanë pretendime këtë sezon, e ato kalojnë fillimisht nga ky 90 minutësh.
Partizani dhe Vllaznia është supersfida e javës (16.45). Shkodranët kryesues vijnë pas një barazimi pa gola me Kastriotin, e sot duan të tregojnë se ishte thjeshtë rastësi.
Në krahun tjetër, të kuqtë kanë bërë mirë kohëve të fundit, ndaj synohet të vijohet me të njëjtin marsh./newsport/