Rendesia e ndeshjes se sotme ne mes Partizanit dhe Vllaznise eshte e madhe per te dy ekipet sepse mund te vendose shume gjera per te ardhmen e tyre ne kampionat. Te kuqve u ben pune vetem fitorja, ndersa shkodranet ne fakt luajne per dy rezultate sepse kete mundesi ua jep distanca prej 9 pikesh ne renditje.

Skuadra e Ilir Dajes do te tentoje ta munde sot Vllaznine dhe jo vetem per veten por edhe per ekipet e tjera sepse do t’u jepte mundesine per te shpresuar edhe ata per titullin kampion te ketij sezoni.

Ne lidhje me kete super-ndeshje, ka dhene nje mendim enkas per “Shkodra Sport” edhe trajneri i njohur Ylber Zani i cili ne nje koment te tij deklaron:

“Takimi Partizani – Vllaznia do jete takim trajneresh. Duhet te vazhdojme te prodhojme loje si ne te gjithe takimet dhe shpresoj te na buzeqesh edhe fati. Partizani eshte ne presion te pikeve.

Nese Vllaznia merr edhe nje pike me Partizanin mendoj se jemi ne rrugen e duhur per kampion. Zoti qofte me Vllaznine e Shkodren time. Suksese”.