Vllaznia ndodhet në krizë dhe shumë larg objektivit për t’u shpallur kampion. Shkodranët kanë humbur me shifrat 1-0 ndaj Kastriotit në transfertë.

Kruja do të ndëshkohej me karton të kuq në pjesën e parë dhe ia vështirësoi së tepërmi punën shokëve të ekipit.

Në minutën e 66 ishte Zogaj që i dha fitoren krutanëve. Më poshtë gjeni intervisën e Josës për “Oversport”:

Mirel Josa: “Jam i zhgënjyer me rezultatin dhe sesi u humb ndeshja. Ne ishim superior karshi Kastriotit, u munduam që t’i dominojmë edhe me 10 lojtarë. Kemi humbur raste të pastra, kështu e ka futbolli, duhet të jemi më të vëmendshëm. Më pëlqeu shumë iniciativa e lojtarëve dhe fakti se krijuam raste edhe me 10 lojtarë. Ne duhej të ishim treguar më të qetë përpara se të pësonim golin, nuk kam kritika pas pësimit të golit sesi luajmë”.