Trajneri i Kukësit, Mirel Josa shprehu kritika të ashpra ndaj Tiranës. Në lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” të “Supersport”, tekniku kryeqytetas u shpreh se klubi bardheblu ka probleme në funksionim duke iu referuar shkarkimit të Emanuel Egbosë dhe Nevil Dedes. 

Nga ana tjetër, Josa deklaroi se presidenti i Kukësit Safet Gjici nuk i ka vendosur si kusht të fitojë titullin kampion, por pozicionimin në zonën e kreut të renditjes dhe fitoren e Kupës së Shqipërisë. Ai shprehu dhe nostalgjinë që ka për Vllazninë duke iu referuar viteve të kaluara kur drejtonte pankinën shkodrane.

Besim te Kukësi dhe objektivat – Që të njohësh një ekip, nuk duhet ta shikosh vetëm nga televizori. Duhet të mësosh si funksionon ekipi, drejtuesit dhe marrëdhëniet mes tyre. Kukësin e kisha parë shumë shpesh këtë vit. Ishte një skuadër që e gjeta në pozita të vëshira. Kam folur pak me Gjicin, jam marrë më shumë me Nexhipin. Bashkëpunimi me Nderimin do ta bëjë ekipin më mirë në vazhdimësi, normalisht edhe me Gjicin.

Diferenca me Vllazninë – E kam shprehur dhe në media të tjera. Është shumë vështirë të shuhet diferenca me Vllazninë. Duhet të ‘vrasë’ veten, që ne ta kapim ne. Ne duhet të jemi sa më pranë ekipit.

Ofertat – Nuk është se s’kam pasur propozime. Kam pasur dhe probleme të miat. S’jemi vetëm ne që duam të punojmë. Gjithësecili ka të drejtë ta provojë.

Refuzoi një ofertë të madhe në të kaluarën – Nuk ishte ofertë shumë e madhe. Ule pak shifrën. Ka qenë më shumë se 100 mijë euro.

Merkato – Pak kam bërë biseda me merkaton, më mirë e quaj transferim lojtarësh. Unë u ula me drejtorin. Ai të gjitha propozimet mi ka shruar në tavolinë. Jemi në diskutim me një sulmues. Të shohim. Është një sulmues nga jashtë, por i brendshëm. Nuk është rikthim te Kukësi. Mund të jetë njëri në Kosovë, që kthehet këtu prapë.

Biseda me Gjicin – Pas fitores së sotme, s’kemi komunikuar fare. Donte Takaj të më takonte, po iku shpejt. Jo domosdoshmërisht Gjii më kërkoi titullin, por është kërkuar Kupa e Shqipërisë si dhe vendi në Kupat e Europës.

Ndeshja me Skënderbeun – Ishte një ndeshje shumë e ftohtë. Ishte hera e parë që drejtova futboll në pandemi. Mu duk e çuditshme sepse jam mësuar me tifozë. Skënderbeu erdhi i përgatitur për ta fituar ndeshjen. Skuadra tregoi impenjim maksimal për ndeshjen. Në Korçë shumë skuadra kanë lënë pikë. E zhbllokuam ndeshjen shpejt dhe e mbyllëm shpejt.

Ndërrimi i shpeshtë i trajnerëve – Mënyra si iku trajneri i fundit te Tirana, më ka befasuar. Aty nuk funksionon klubi. Them se ishte surprizë ikja në atë mënyrë. Largimi i Egbosë? Janë gjëra të tjera. Ishte llogaritur më përpara. Bëhen plane dhe vjen pastaj momenti t’i zbatojnë. Ka dhe njerëz që shfaqen si drejtues klubi, ka dhe të tjerë që duan të drejtojnë në prapaskenë.

Rikthim te Tirana –Do të jepja një përgjigje që s’do t’ju pëlqente.

Vllaznia – Fotografitë pas janë të Vllaznisë. Kam luajtur kundër Redi Jupit kur drejtonte Dinamon. Doli barazim. Kam mbetur nostalgjik. Ika te Vllaznia 24 orë pasi më hoqi Tirana. Më mori Valter Fusha në telefon, të nesërmen firmosa kontratën. Shkarkimi nga Tirana në 2006?

Isha në vend të parë, 4-5 pikë para. Te Vllaznia kam kaluar momente të bukura. Disa tifozë të Vllaznisë, kur po pija kafe me disa miq të mi dhe ende s’kisha bërë stërvitjen e parë, më thanë: ‘Ishalla bën gjysmën e Ali Memës këtu’. Puna eci mbarë. Kaluam një tur n ë Europë.

Kukësi – Jam i kënaqur me bashkëpunimin dhe komunikimin me Nexhipin. Më pëlqen mënyra si e njeh futbollin”, përfundoi trajneri i Kukësit. Mirel Josa.