Superliga shqiptare mbylli dje javën e 26-të. Në pesë takimet e fundjavës u shënuan tetë gola, me Tiranën kryesuese që thellon distancën ndaj Laçit ndjekës me 13 pikë. Bardheblutë e Shehit fituan 1-0 me Dinamon, duke zhytur Nëndetësen në fundin e klasifikimit.
Nga ana tjetër, Egnatia fitoi me 3 gola kundër Vllaznisë, ndërsa me tri pikë doli edhe Kastrioti me Partizanin. Teuta fitoi në Laç 0-1, për fitoren e vetme në transfertë. Skënderbeu dhe Kukësi barazuan 1-1.
Superliga tanimë ka afro 12 ditë pushim, pasi janë planifikuar dy ndeshjet miqësore të Kombëtares, ajo kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.
Futbolli shqiptar zbret në fushë në 30 mars, me dy ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, për fazën gjysmëfinale. Partizani luan me Vllazninë, ndërsa Teuta me Laçin.
Kupa e Shqipërisë, 30 mars:
Teuta – Laçi
Partizani – Vllaznia