Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESuperliga/ Teuta mori një xhevahir si Bregu, Laçi do sfidojë pretendentët për...

Superliga/ Teuta mori një xhevahir si Bregu, Laçi do sfidojë pretendentët për titull

Shpëtim Duro foli në emisionin “Pressing” në “Abc News” edhe për Teutën e Laçin, që ai i shikon si ekipet që do të sfidojnë Tiranën, Kukësin dhe Partizanin për titullin kampion.

“Për titull ka të bëjë edhe emri dhe tradita. Laçi ka qenë gjithmonë për Europë. Investimi i sivjetshëm është i madh.

Kanë një skuadër bazë, ka sulmuesin më të mirë, që shënoi më shumë. Kanë formuar skuadër të mirë. Janë rivalë për titull.

Teuta ka marrë një xhevahir si Bregu, nuk e dinë si nuk e kanë marrë  të tjerë. Laçi e Teuta janë sfiduese të Tiranës, Kukësit e Partizanit.

Laçi nuk ka dalë kurrë kampionë. Në Itali është Interi sfidues i Juves, s’mund të jetë Atalanta. Laçi është shumë i populluar. Kanë edhe Mazrekajn, morën edhe një portier të mirë”. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments