Vllaznia U17 ka humbur ndeshjen e rradhës për kampionat në “derbin” ndaj Djelmnisë Shkodrane, me rezultatin 3-2. Shkodranët kanë gabuar në këtë ndeshje dhe për pasojë ata kanë dalë të humbur. Ky ballafaqim ishte i vlefshëm për javën e 20-të, të kampionatit të 17-vjeçarëve.

Ndeshja është luajtur në fushën sportive në Shtoj dhe në fund të tij, kanë qenë vendasit, të cilët kanë fituar me rezultatin 3-2. Ata kanë besuar deri në fund tek fitorja dhe ia kanë dalë ta bëjnë ndaj ekipit shkodran. Djelmnia Shkodrane ka kaluar e para në avantazh me anë të Vitaj, falë një penalltie, që do të shndërrohej në gol nga ana e tij.

Vetëm pas tre minutash, Djelmnia Shkodrane do të shënonte sërish, teksa do të dyfishonte rezultatin, me anë të Hysaj, që dërgoi shifrat në 2-0. Pak para fundit të pjesës së parë, Vllaznia U17 reagon disi dhe shënon me anë të Dodaj, në minutën e 43-të dhe me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, rezultati qëndroi i pandryshuar, deri në minutën e 74-të, atëherë kur Zhuja shënoi edhe golin e tretë për Djelmninë Shkodrane. Në minutat e fundit të ndeshjes, më konkretisht në minutën e 90-të, Vllaznia shkurtoi shifrat në 3-2, me anë të Zaganjorit, por vetëm kaq.

Deri në fund, ndeshja nuk ka prodhuar asgjë tjetër, sepse i gjithë takimi është mbyllur në shifrat 3-2 për Djelmninë Shkodrane. Pas kësaj ndeshje, shanset për ekipin e Vllaznia U17 për të shkuar drejt rrugës së titullit kampion, janë zvogëluar shumë, teksa renditen në vendin e tretë me 19 pikë.

Megjithatë, janë edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit dhe nëse ky ekip bën mirë, mund t’ia dalë. Në rast fitoreje, në sfidën e rradhës, shpresat edhe mund të ringjallen, megjithatë duket shumë e vështirë arritja e titullit kampion për Vllaznia U17.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Djelmnia Shkodrane, me këtë fitore, renditet në vendin e parafundit, në kuotën e vetëm 7 pikëve.

Maringlen ZHIVANI