Sunday, July 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESurpriza e radhës te Partizani, trajneri rumun pëlqen mbrojtësin me të cilin...

Surpriza e radhës te Partizani, trajneri rumun pëlqen mbrojtësin me të cilin ra nga kategoria

Omar Pasagiç mund t’i shtohet organikës së Partizanit. Ky ëshë raportimi i fundit nga “Ligasport”, që tregon se 28-vjeçari është preferencë e trajnerit Florin Bratu.

Mbrojtësi boshnjak ka lindur në Gjermani. I gjatë 1.88 metër luan pikërisht në qendër të mbrojtjes, por edhe në krahun e majtë. Këmba e majtë është e preferuara.

Sa i përket karrierës, edhe pse 28 vjeç, bien në sy vetëm klube që janë aktualisht pjesë e kategorive inferiore. Eksperienca më e gjatë rezulton te Tenis Borusia Berlin, që është në kategorinë e pestë gjermane. Aty ku në sezonin 2021/22 regjistronte 22 paraqitje.

Pas Çelajt, Pasagiç do të ishte një tjetër afrim nga Metaloglobus që ra në kategorinë e dytë rumune. Bëhet fjalë pikërisht për klubin e fundit ku drejtoi trajneri i ri i Partizanit.

Partizani është klubi i vetëm i Abissnet Superiore, që deri tani nuk ka asnjë afrim të prezantuar. Me pjesën tjetër të skuadrës po punon edhe Ersi Kapo, i afruar nga Besa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments