Partizani luan sot në transfertë me Vllazninë në “Loro Boriçi”. Sfida e orës 16:45 vlen për javën e 30 në Superligë, me miqtë nga kryeqyteti që kërkojnë të “marrin hak” pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë.
Trajneri Dritan Mehmeti ka skicuar titullarët e Demave dhe me gjasë Sherif Kallaku nuk do jetë nga minuta e parë.
Forma jo e mirë e fantazistit ka bërë që edhe Mehmeti të shohë mundësi të reja, teksa në sulm priten Cara, Junior dhe Skuka.
Formacioni i mundshëm:
Partizani: Hoxha, A. Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Mala, Cara, Junior, Skuka Trajner: Dritan Mehmeti