Partizani luan në orën 19:30 përballë Egnatias. Sfida është e vlefshme për javën e parë të Abissnet Superiore, sezoni 2022/23. Një njoftim i papritur ka ardhur nga RTSH, ku tregohet se kjo ndeshje do transmetohet drejtpërdrejt falas për të gjithë shikuesit në RTSH 1 dhe RTSH Sport.
Dihet se të drejtat ekskluzive për këtë sezon i ka TIBO dhe Oversport, megjithatë me fat janë tifozët e shumtë të Partizanit, por dhe Egnatias që do e ndjekin falas. Kujtojmë se ky takim luhet në “Elbasan Arena”, ku klubi i kuq është pritës.
Ende nuk dihet nese kjo eshte pjese e ndonje marreveshje ne mes RTSH dhe Tibo, por fakt eshte qe kjo ndeshje javes se pare te kampionatit, do te transmetohet nga televizioni publik shqiptar dhe kjo padyshim qe eshte diçka shume pozitive.
Megjithate mbetet per t’u pare nese e njejta gje do te ndodhe edhe ne javet e ardhshme, nese do te kete te tjera transmetime te ketij kampionati nga Radio Televizioni Shqiptar apo jo.