Ndeshja e neserme ne mes kampiones se Shqiperise Vllaznia e Shkodres dhe kampiones se Sllovakise, Spartak Myjava po afron dhe tashme kane mbetur edhe rreth 30 ore deri ne startin e saj teksa te dy ekipet po i japin doren e fundit pergatitjeve.
Por nderkohe nga ana tjeter, UEFA ka caktuar edhe arbitret qe do ta drejtojne kete sfide te vlefshme per finalen e grupit 10 te “UEFA Women Champions League” e cila do te startoje ne oren 18.00 ne stadiumin Pod Malim brdom te Petrovacit.
Nga sa behet e ditur nga vete faqja zyrtare e UEFA-s, kete ndeshje do ta drejtoje nje arbitre nga Kazakistani, pikerisht Tatyana Sorokopudova. Edhe njera nga asistentet do te jete nga ky vend, pikerisht Nargis Magau, nderkohe qe asistentja e dyte do te jete nga Ukraina.
Edhe arbitrja e katert do te jete po nga Ukraina, Liudmyla Telbukh. Ndeshja e neserme do te percaktoje edhe skuadren e cila do te kualifikohet per ne turin e dyte te ketij kompeticioni te rendesishem europian.
Vllaznia kuptohet qe e ka synim fitoren dhe ne kampin kuqeblu ka nje besim te madh tek suksesi. Trajneri Leka dhe te gjitha futbollistet jane te vendosura per ta arritur kete sukses per te qene ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes per here te trete ne kato kater vitet e fundit./SHKODRA-SPORT.COM/