Pasditën e sotme në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”, Vllaznia do të luajë ndeshjen e javës së parë të Abissnet Superiore në transfertë ndaj Erzenit. Shkodranët e Mirel Josës duan që të jenë bindës që në start të këtij edicioni të ri futbollistik dhe prandaj pasditën e sotme synojnë vetëm fitoren.
Nga ana tjetër, skuadra shijakase do të debutojë në elitën e futbollit shqiptar pas 19-vitesh dhe dëshirojnë ta nisin me “këmbën e mbarë” këtë kampionat. Kujtojmë se, nga grupi i vjetshëm që u ngjitën në Superiore, kanë mbetur shumë pak futbollistë, ndërsa trajner i këtij ekipi në fillim të përgatitjeve është emëruar Xhevahir Kapllani.
Skuadra e Erzenit pritet të jetë e plotë në këtë ndeshje ndaj Vllaznisë, ndërsa nga ana tjetër shkodranët kanë tre mungesa të sigurta. Kështu, bëhet fjalë për Darko Bulatoviç, Ante Aralica dhe Esat Mala. Dy të parët do të mungojnë për shkak dëmtimesh, ndërsa mesfushori kosovar akoma nuk ka marrë dokumentacionin e plotë për të qenë i gatshëm për trajnerin Mirel Josa.
Erzeni-Vllaznia do të luhet pasditën e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit në orën 17:00 dhe ndeshja do të transmetohet në kanalet e platformës “OverSport”. /Maringlen ZHIVANI/
Erzeni-Vllaznia, formacionet e mundshme
Erzeni (4-2-3-1): Xhika, Iljazi, Sadiki, Krasniqi, Peposhi, Mehmeti, Calbergue, Maloku, Kahrimanoviç, Kadriu, Thioub Tr: Xhevahir Kapllani
Vllaznia (4-3-3): Zogoviç, Gurishta, Shehi, Juriç, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Hoxhaj, Latifi, Nunesh Tr: Mirel Josa