Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Sytë' nga miqësorja, Brdariç fut në 'provim' 3 lojtarë

‘Sytë’ nga miqësorja, Brdariç fut në ‘provim’ 3 lojtarë

Vllaznia do të përballet me Sutjeskën në orën 18.00, në Zllatibor të Serbisë (miqësore). Trajneri i shkodranëve, Brdariç po vlerëson gjëndjen fizike të lojtarëve, por sytë janë veçanërisht te lojtarët që janë në provë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Bruno Oliviera, Çemën, apo edhe mesfushorin Wellington Gustavo. Të 3 lojtarët duhet të bindin teknikun gjerman për aftësitë e tyrë, në të kundërt, nuk do të afrohen te Vllaznia.

Ekipin nga Shkodra e pret një punë mjaft e vështirë, pasi në Conference League do të përballet me Siroki Brijeg, me datën 8 korrik.

Pavarësisht largimeve nga ekipi që fitoi Kupën e Shqipërisë, tifozët besojnë se skuadra do bëjë një ecuri pozitive në Europë./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments