Vedat Muriqi është vetëm një hap larg transferimit te Lacio dhe zyrtarizimi mund të vijë për punë orësh.

Oferta e fundit e bardhekaltërve ka kënaqur interesat e Fenerbahçes të cilët duke parë edhe dëshirën e sulmuesit për t’u transferuar në Itali, kanë vendosur të bien dakord.

Klubi kryeqytetas ka ofruar së fundmi 18.5 milionë euro ndërsa dy milionë të tjera do të jenë në formën e bonuseve. Kështu, pas shumë negociatash më në fund Lacio ia ka dalë të formulojë ofertën e duhur e cila do të sjellë Muriqin në Itali.

Sulmuesi do të jetë një element i rëndësishëm për të përforcuar organikën e trajnerit Simone Inzagi, i cili mbështetet vetëm te Çiro Imobile. /VipSport/