Tjeter sukses per taekondistet e Vllaznise. Kete fundjave eshte zhvilluar turneu ndërkombëtar “Tirana Trophy” dhe sportistet e Vllaznise jane ngjitur 16 here ne podium. Ne kete aktivitet kane marre pjese 19 ekipe nga Italia, Greqia, Mali i Zi dhe Shqiperia me rreth 400 sportistë.

Ekipi i Vllaznise me ne krye trajnerin Elion Puken bëri paraqitje të mirë duke u renditur në vend të 5-të me pikë të përgjithshme duke treguar se eshte ne rrugen e duhur.

Sportistet e tij nderkohe kane arritur te zene 6 vende te para dhe pikerisht Elois Spatari -29 kg kampione per kategorine Kids 8-9 vjeç e po ashtu edhe Xhesina Lekaj -33 kg kampione ne po kete grupmoshe. Franko Suka +48 kg vend i pare Kategoria Young Cadets, Menida Meta -37 kg vend i pare kategoria Cadete dhe Isra Meta -49 kg vend i pare Kategoria Junior. Ndersa Irsa Osmanagiq -62 kg ka zene vend te pare ne kategorine seniore.

Nderkohe vende te dyta kane zene sportistet: Amri Peqini -25 kg vend i 2-të kategoria Kids 6-7 vjeç, Omer Puka -33 kg kategoria Kids 8-9 vjeç, Elia Golemi -33 kg po ne kete kategori dhe Edrit Çoka -45 kg ne kategorine Cadete.

Vende te treta nderkohe kane zene sportistet Klevis Mecaj -27 kg Kategoria Kids 8-9 vjeç si dhe Keida Duli -36 kg. Po ashtu Sion Marashi -40 kg kategoria Young Cadets, Arisla Boriçi -44 kg dhe Amina Hadri -47 kg ne kategorine Cadete si dhe Esad Malaj -63 kg ne kategorine Seniore./SHKODRA-SPORT.COM/