Sfida e se shtunes ne mes Tiranes dhe Vllaznise e cila do te luhet ne oren 19.45 ne stadiumin “Air Albania” pritet me shume interes ne Shkoder dhe jo vetem.
Shkodranet besojne ne marrjen e nje rezultati pozitiv ne kete perballje dhe per kete arsye po e pergatisin si duhet kete ndeshje.
Nderkohe, Alsid Tafili, ish- futbollisti i Vllaznise ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” eshte shprehur se me shume per kete ndeshje do te jete ne presion Tirana sesa ekipi shkodran.
“Mendoj se eshte nje sfide shume interesante ku padyshim qe futbollistet do te kerkojne te japin me te miren e tyre. Luhet ne stadiumin me te mire, ne prani te tifozeve dhe jam i bindur se do jete nje ndeshje spektakli.
Une them se presionin me te madh e ka Tirana sepse ajo ndodhet ne vendin e pare dhe do te tentoje te fitoje me çdo kusht e te shkeputet edhe me shume nga njeri prej rivaleve.
Sa per Vllaznine them se duhet te beje ate çfare beri Tirana ne Shkoder. U mbrojt mire duke i dhene terren skuadres shkodrane dhe e ndeshkoi atehere kur duhej. Kete gje duhet te beje ajo ne Tirane te shtunen.
Te shfrytezoje aftesite e lojtareve te saj ne repartin ofensiv dhe ta ndeshkoje duke marre nje rezultat pozitiv qe do ta ndihmoje per ecurine e metejshme ne kampionat”- ka thene Tafili./SHKODRA-SPORT.COM/