Momenti jo i mirë i Vllaznisë ka rritur dyshimet nëse kjo skuadër ka aftësinë për të mbajtur vendin e parë. Shkodranët tashmë janë vetëm 3 pikë më shumë se sa Partizani i vendit të dytë.

Ish-futbollisti i Kombëtares Ermal Tahiri, ishte i ftuar në emisionin ”Skaner” në MCN Tv, ku deklaroi se rënia e Vllaznisë po vjen për shkak se kjo skuadër nuk ka kualitete në organikën e saj.

Ai gjithashtu u shpreh se Vllaznia është vetëm për Kupat e Europës dhe jo për tu shpallur kampion. ”Ekipet e tjera kanë kualitet. Ekipet e tjera të zgjidhin ndeshjet me 2-3 lojtarë, ndërsa te Vllaznia nuk ka.

Partizani dhe Laçi kanë lojtarë, kanë edhe zëvendësues. Vllaznia nuk ndërhyri siç duhet në merkaton e janarit. Ndoshta ky ekip është për kupat e Europës dhe nuk është për kampion.”- u shpreh Ermal Tahiri. /Sport Ekspres/