Nga Andi GJURGJEJ

I “rilindur” me formen e mire sportive dhe me golat qe po shenon. Ai eshte pikerisht pika e referimit e sulmit shkodran boshnjaku Haris Dilaver. Kishte 11 ndeshje qe nuk shenonte dhe qe nuk po zhbllokohej nga tersi i golit dhe me fund i’a ka dale me se miri.

Per kete shume ndjekes te Vllaznise e kane kritikuar dhe kjo paska ndikuar qe te reflektoje ne paraqitjet e tij. Ne dy ndeshjet e fundit me Skenderbeun dhe Tiranen ka qene protagonist edhe pse golat i ka shenuar nga penalltia.

Per vete cilesite qe ka si lojtar, pritet shume me shume prej tij dhe golat mos t’i shenoje vetem kur vjen puna te penalltia.

E admiroj si lojtar sepse punon shume dhe jep me te miren per ekipin ne cdo dite te stervitjes.

Mendoj se nje lojtar, qofte mbrojtes, mesfushor apo sulmues detyra e tij eshte qe jo vetem te shenoje gola pasi ajo eshte çeshtje fati po edhe te ndihmoje ekipin, gje qe eshte jetike per mbarevajtjen e punes se ekipit dhe kete Harisi po e ben me se miri.