Vllaznia do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion kundër Laçit. Sipas të gjitha gjasave, trajneri Josa pritet të hedhë në fushë në finale thuajse të njëjtin formacion që fitoi ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Kastriotit.

Në portë do të jetë i përhershmi Zogoviç, ndërsa në mbrojtje Gurishta nga e djathta, Adili dhe Bulatoviç në qendër, si dhe Hakaj në krahun e majtë.

Në mesin e fushës si kontrollor përpara mbrojtjes do të jetë Krymi, ndërsa Jonuzi dhe Heriç plotësojnë qendrën e këtij reparti.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit për Krymin me fanellën e Vllaznisë, pasi do të largohet drejt Bjellorusisë, ku ka firmosur për Shkatjor Soligorsk.

Ndërkohë, në fazën sulmuese kuqeblutë do të luajnë me treshen Da Silva-Latifi-Aralica. Ky i fundit do të vendoset në majë të sulmit, ndërsa dy të parët do ta mbështesin nga krahët.