Kryetari i shtetit të Kinës, Xi Jinping ka hedhur një ide që një nga ndeshjet e Serisë A të zhvillohet në Kinë. Pritet që të ketë një takim ditën e diel, ku ai do të jetë i pranishëm në Romë për t’u takuar edhe me krerët e federatës italiane të futbollit.

Ideja e hedhur nga Kina pak muaj më parë pritet që të marrë jetë dhe me sa duket ky është edhe qëllimi i presidentit kinez në Romë, ndërsa po synohet që kjo të shërbejë edhe si marketing për Kinën.

Madje, në Kinë kanë hedhur edhe idenë që një nga kampionatet Botëror të 2026 apo dhe 2030 të zhvillohet atje, por kjo mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset në të ardhmen.

Kina dhe skuadrat e saj kanë investuar shumë në dekadën e fundit, jo vetëm në stadium, por edhe në rritjen e cilësisë së futbollit, madje duke afruar edhe disa nga lojtarët më të njohur në Botë që të kontribuojnë në skuadrat e tyre.

E.S./Vipsport.al/