Ora e ndeshjes me Turqinë po afron, ndërsa në Shkodër ka një interes të madh për biletat. Nga sa bëhet e ditur, ka një interesim të zgjeruar për biletat, madje edhe nga turqit të cilët nga sa bëhet e ditur kanë marrë deri më tani 1000 bileta.

Por, po shtohen edhe biletat e shitura në vendet e tifozëve kuqezinj dhe janë jo pak, por rreth dhjetë mijë bileta që do të shiten. Një interes edhe nga fakti se është ndeshja e parë e këtyre eliminatorëve dhe pritet që të ketë pjesëmarrje të lartë edhe nga tifozeria vendase.

Pritet që drejt Shkodrës të udhëtojnë një numër i madh fansash edhe nga qytetet e tjera të vendit për të mbështetur kuqezinjtë e Panuçit.

Ne oret e fundit, rradhet ne sportele jane shtuar dhe firma qe eshte duke u marre me shitjen e sporteleve, ka shtuar edhe sportelet e hapura ne menyre qe te plotesoje te gjitha kerkesat per bileta te tifozeve qe duan te ndjekin ndeshjen Shqiperi- Turqi e cila nis ne oren 20.45.

/Vipsport.al/