Ndryshimet e fundit qe kane ndodhur tek Vllaznia, kane krijuar njefare çrregullsie ne pamje te pare ngaqe skuadra ende nuk ka nje trajner te pare. Megjithate, duket se tek kuqeblute nuk ka asnje problem e kete e thote edhe nje nga lojtaret kryesor te tyre, mbrojtesi Renato Malota.

Po stërvitemi rregullisht me Osjen dhe Lekiqin, të cilët ishin pjesë e stafit të Hasan Likës. Largimi i tij nuk do ndikojë te skuadra. Ne kemi hyrë në rrugën drejt Kategorisë Superiore dhe ndeshjet në vazhdim do na konfirmojnë në krye të grupit”, deklaroi shkurtimisht Renato Malota për SportEkspres.com.

Malota ka disa kohe qe nuk po luan per shkak te nje demtimi te pesuar ne gju megjithate tashme duket se po shkon drejt rikuperimit dhe shpejt mund ta shohim duke luajtur ne fushe.

Nderkohe nga fillimi i javes se ardhshme pritet qe Vllaznia te zgjedhe edhe trajnerin e ri dhe çdo gje do te normalizohet ne menyre qe edhe kampionati te mbyllet ne menyren e duhur per te.