Beli Lukaj, një futbollist premtues 19-vjeçar shqiptar, do të ketë mundësinë që këtë vit të testojë veten në një kampionat më të fortë se ai i akademive në Itali ku ka luajtur në vitet e fundit. Mesfushori i krahut të majtë ka pranuar ofertën që i është bërë në futbollin qipriot, ku i është bashkuar skuadrës së Ermis Aradipu.

Lukaj, iu lindur në Zvicër, ka qene pjesë e akademisë së Lacios në dy vitet e fundit, duke u aktivizuar si mesfushor në krahun e majtë. Lojtari ka kërkuar një mundësi për të luajtur në nivel më të lartë e për këtë arsye ka firmosur në klubin qipriot për të provuar veten fillimisht në kategorinë e dytë e pastaj në të parën.

Duke llogaritur se Ermis Aradipu është një ndër pretendentet kryesore për t’u ngjitur përsëri në elitë, ku ka qenë në sezonin e kaluar.

Lojtari ka kaluar testet mjekësore dhe është prezantuar në klubin e tij të ri ku pritet të luajë rregullisht si titullar. /vipsport/