Histori me ndërrimesh të ekipeve kombëtare shqiptarët e kanë më të qartë se të gjithë, pasi shumë talent kanë lënë Zvicrën, Italinë apo shtete të tjera për fanellën kuqezi ose atë të Kosovës.
Por kur një futbollist I moshave të Anglisë braktis ekipin U-21 për kombëtaren e Gjermanisë, zhurma është shumë e madhe. Fjala është Jamal Musiala, që është kthyer brenda pak ditësh në protagonistin kryesor të panoramës së futbollit botëror.
Ai u bë rekordmen për klubin e Bayern në Ligën e Kampioneve, kur shënoi mbrëmë përballë Lazios, duke lënë vulën e tij në suksesin 4-1. Të gjithë e kishin cilësuar një talent të destinuar për t’u bërë i madh dhe djaloshi duket se ka premisat e duhura për të përmbushur pritshmërinë.
Por ajo që ka dalë jashtë pritshmërisë, ishte vendimi i tij për të braktisur Anglinë. Musiala ka përfaqësuar “Tre luanët” në kombëtaret e moshave, por pas një bisede me trajnerin Joakim Loë, mesfushori vendosi që të zgjidhte përfundimisht Gjermaninë e të luante me këtë të fundit pasi ka lindur në Sttutgart.