Sporti i basketbollit ne Shkoder per vitin 2022 do te krenohet me vetem nje trofe te fituar, ate te ekipit U18 te vajzave te drejtuara nga trajnerja Medina Mustafa qe u shpall kampion i Shqiperise. Nje merite te madhe ne kete sukses kane luajtur te gjitha vajzat, por ne kemi veçuar njeren prej tyre.
Pikerisht Anisa Bokrinen. Basketbollistja ne fjale ka dhene nje kontribut shume te madh ne kete sukses dhe konsiderohet nga specialistet si e ardhmja e basketbollit shkodran. Pikerisht per kete arsye, gazeta “Shkodra Sport” vendosi t’i dorezonte çmimin “Talenti i vitit” ne mbremjen gala te organizuar dy nete me pare.
Ky çmim i eshte drejtuar nga i mirenjohuri Bledar Gjeçaj dhe Anisa eshte pare tejet e emocionuar. Madje e tille ka qene edhe sot ne intervisten e dhene per gazeten tone kur shprehet:
– Jeni vlerësuar nga “Shkodra Sport” si “Talenti i vitit 2022”. Çfarë ndjesie përjetuat në atë ceremoni?
Ishte hera ime e pare qe ndodhesha perballe nje publiku te tille te zgjedhur dhe si rrjedhoje isha shume e emocionuar. Ky çmim i marre nga gazeta “Shkodra Sport” me emocionoi. Merita e ketij çmimi i takon dy trajnereve te mi, Bledar Gjeçaj dhe Medina Mustafa te cilet me kane sjelle deri ketu ku jam sot.
– Meqenëse jemi në periudhë fundviti, a keni bërë një bilanc të arritjeve tuaja gjatë këtyre 365 ditëve?
Viti 2022 ka qene per mua viti qe kam pasur me shume suksese si ne kombetare, por edhe me ekipin u18 te Vllaznise ku dolem kampion dhe prandaj ruaj shume kujtime te bukura ne memorien time.
– Cili është urimi juaj për këto festa të fundvitit?
I uroj te gjitheve nje vit sa me te mbare dhe sa me shume suksese. Veçanerisht dua te uroj sportistet qe te kene sa me shume arritje ne karrieren e tyre.
– Cilat janë objektivat dhe synimet tuaja për vitin 2023?
Ne vitin 2023 objektivi kryesor do te jete fitimi i titullit kampion serish me ekipin U18 pasi eshte edhe viti i fundit qe do luaj me kete grupmoshe. Do te synoj te jap sa me shume rezultate, pse jo edhe tek ekipi i te rriturave, gjithashtu dhe ne kombetare.
Intervistoi: Gjergj KOLA