Kompania e famshme e basteve, Paddy Power, e ka vlerësuar si dhjetë herë më të mundshme zbulimin e UFO-ve gjatë vitit 2019, në krahasim me mundësitë e Arsenalit për të fituar titullin e Premierligës në sezonin 2019-2020.

Kompania Paddy Power vlerëson se Arsenali është skuadra e gjashtë në renditje për t’u shpallur kampione, pas Manchester City, Liverpooli, Tottenham, Chelseat dhe Manchester Unitedit.

Po e njëjta kompani bastesh ka dhënë shanse 5/1 që të zbulohet UFO gjatë vitit 2019.

Kjo do të thotë se 10 herë më shumë gjasa ka që jashtëtokësorët të zbulohen, sesa Arsenali ta fitojë titullin e kampionit të Anglisë.