Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 ndaj Erzenit, një rezultat që nuk ka lënë një shije të mirë te kurbinasit.
Pas ndeshjes, zëvendëstrajneri Eduard Tanushi, duke folur për MCN TV, kishte pretendime për gjykimin, duke thënë se Laçit iu mohua një penallti, ndërsa për atë të Erzenit nuk shkoi në VAR që ta shikonte.
“Ishim përgatitur për të fituar ndeshjen, por i tillë është futbolli. Nuk mund të them mosha e re, por 2-3 shpërqendrime te goli i dytë dhe i tretë.
Te goli i tretë kam shumë rezerva për penalltinë dhe për gjykimin në përgjithësi. Nuk është mirë ta fillojmë me rezerva për gjykimin, por kështu e mendojmë.
Ishin dy momente shpërqendrimi për golat e pësuar. U munduam të kishim zotërimin e topit dhe deri diku ia arritëm, por ky është futbolli.
Nuk u akordua një penallti në favorin tonë për sulmuesin dhe më pas te penalltia e Erzenit nuk shkoi në VAR. Në gjykimin tim, ishte një ndërhyrje normale dhe nëse kjo jepet penallti, atëherë do kemi nga 5 penallti çdo ndeshje”- u shpreh Tanushi.