Pesë vite më vonë, Alexandre Lacazette rikthehet në Lyon.

“Mirë se erdhe në shtëpi”, shkruan klubi francez, i cili njofton nënshkrimin e tij me një marrëveshje deri në vitin 2025.

31-vjeçari Lacazette ka lindur në Lyon dhe është rritur si lojtar te ky ekip.

Lyon përfitoi 60 milionë nga shitja e tij në drejtim të Arsenalit në verën e vitit 2017.