Real Madridi i është rikthyer stërvitjeve në Valdebebas këtë të premte me një lajm të mirë, praninë e lojtarëve si Edouardo Camavinga, Dani Carvajal dhe Vinicius Junior.

Braziliani, ashtu si francezi dhe spanjolli, tashmë po ushtrohet duke menduar për rikthimin e tij në skuadrën e Carlo Ancelottit, i vendosur fillimisht për Superkupën, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që të përfshihet në skuadër për ndeshjen e parë të vitit ndaj Mallorcas.

Vinicius Jr, i cili ka përfituar nga pushimet për të vizituar Amerikën dhe për të shijuar NBA-në, ka dashur të bëjë edhe një tatuazh të mrekullueshëm në shpinë që ka bërë bujë.

Ganga, artisti Murcian, i cili ka bërë tatuazhe mes yjeve të tjerë ndërkombëtarë, LeBron James, Alcaraz apo Drake, tashmë ka lënë vulën e tij tek Vinicius Jr, i cili donte të mbushte shpinën me legjendat e sportit si Kobe Bryant, Pele, Michael Jordan apo Muhammad Ali.

Përveç këtyre imazheve spektakolare, është shkruar fjala ‘Mentalitet’ ose simbolika ‘Jetët e zezakëve kanë rëndësi’. Vetë Ganga është ai që tregoi rezultatin në rrjetet e tij sociale dhe e bëri këtë me një mesazh.

“Ishte e mrekullueshme të mbyllja 2023-ën me këtë tatuazh të pabesueshëm të plotë të shpinës, të bërë në 8 orë për vëllain tim Vinicius, gjithmonë me ekipin tim”, ka shkruar Ganga.


Dy pyetjet që lë tatuazhi i Vinit

Tatuazhi ngre dy pyetje për përdoruesit në rrjetet sociale. E para është, kush është njeriu që shfaqet lartë në të majtë duke buzëqeshur me syze dielli dhe, e dyta, pse Michael Jordan gjuan majtas kur ishte djathtak. /Telegrafi/