Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka grumbulluar 28 futbollistë për tri ndeshjet e para eliminatore të muajit mars. Jashtë listës kanë mbetur edhe disa lojtarë, që më herët kanë kontribuuar me kuqezinjtë.

Të anashkaluarit nisin nga portieri Alban Hoxha, titullar i padiskutueshëm te Partizani, mbrojtësi Ivan Balliu, gjithashtu titullar tek Almeria në Spanjë.

Për të vijuar më tej me Rrocën dhe Çekiçin që po bëjnë mirë në Turqi, Kaçen që luan më shumë si zëvendësues tek Aris në Greqi.

Njekohesisht dhe dy sulmuesit, Aramando Sadiku që është transferuar së fundmi në Bolivi dhe Bekim Balaj. Nga statistikat dhe ekipet e tyre, spikasin Hoxha, Balliu, Rroca.