KF Murlani merr edhe fitoren e trete ne kampionat dhe vazhdon te kryesoje me merite renditjen e tij pas javes se trete duke qene me pike te plota, 9.

Pasditen e sotme ai ka luajtur ne Kamez ndaj ekipit ‘Drini”, me te cilin fitorja ka qene thjesht nje formalitet dhe madje eshte arritur ne shifra te thelle 9-2.

Djemte e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa, kane kaluar ne avantazh qe ne minuten e 3-te me ane te futbollistit Senad Kraja e me pas ka qene Ari Djepaxhia qe ka shenuar dy here ne minutat 11 dhe 15-te.

Sabian Kraja do te shenonte golin e katert ne minuten e 25-te, para se kapiteni Vildan Kaçubela te shenonte golin e peste ne minuten e 32-te dhe kesisoj pjesa e pare do te mbyllej me shifrat e thella 5-0.

Ne pjesen e dyte do te ishte futbollisti Hoti qe do te shenonte dy here ne minutat 69 dhe 78, ndersa do te shenonin edhe Muriqi e Sekaj duke i çuar shifrat kesisoj ne 9-0. Ne minutat e fundit, Drini ka shenuar dy gola, duke bere qe i gjithe takimi te mbyllej ne shifrat e thelle 9-2.

Kjo ka qene fitorja e trete per KF Murlani pas asaj me Kinostudion dhe Luftetarin duke bere qe ai te jete i vetem ne krye te renditjes dhe padyshim edhe kandidati kryesor per ngjitjen ne kategorine e dyte./SHKODRA-SPORT.COM/