Më në fund ka dal edhe emri i gjyqtarit që do të gjykojë ndeshjen e fundit të Kupave të Europës të këtij sezoni dhe pikërisht takimin final mes dy londinezëve.

Do të jetë pikërisht një gjyqtar një italian, ai që do të vendosë drejtësi në finalen e Europa League mes Arsenalit dhe Çelsit, takim që do të zhvillohet në Baku të mërkurën e 29 majit. Xhanluka Roki është përzgjedhur nga UEFA si gjyqtari kryesor i derbit londinez.

Madje, janë mësuar edhe emrat e asistentëve të Rokit, të cilët do të jenë Meli dhe Maganelli ndërsa Orsato do të jetë gjyqtar i katërt i sfidës finale. Ndërkohë në VAR do të jetë Irrati i ndihmuar nga dy polakët Marsiniak dhe Sokolinski./vipsport/