Burreli i sivjetem duket me “i shkodranizuar” se kurre. Ne vite, futbollistet dhe trajneret shkodrane kane qene vazhdimisht pjese e kesaj skuadre dhe jo me kot, ne kete qytet i vleresojne se tepermi ata.

Por duket se sivjet numri i tyre eshte shtuar edhe me shume. Ne pankine eshte Samuel Nikaj nderkohe qe pjese e saj jane edhe futbollistet shkodran Jasmin Rraboshta, Dritmir Beci, Denis Dyca, Uendi Vecaj e Donat Toma.

Sakaq, edhe shiritin e kapitenit ne kete sezon do ta mbaje serish nje shkodran. Behet fjale per Dritmir Becin, mbrojtesin e qendres i cili ka treguar autoritet ne te gjitha ndeshjet qe ka luajtur edhe sezonin e kaluar me kete skuader dhe per rrjedhoje i eshte besuar shiriti.

Pas eksperiencave te kaluara me Vllaznine e Terbunin ne Superlige, ai ka luajtur edhe per Tomorin e Beratit, megjithate tek Burreli duket se ka gjetur vetveten dhe kjo e ka bere te ndihet lider.

Ne sezonin e ri kjo skuader pritet te kete pretendime serioze dhe Beci bashke me futbollistet e tjere jane te pergatitur per ta provuar deri ne fund ngjitjen ne Superlige.
www.shkodrasport.com