Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE‘Të fitosh një Champions është fantastike, të fitosh dy radhazi do të...

‘Të fitosh një Champions është fantastike, të fitosh dy radhazi do të ishte një mrekulli’

Manchester City, kampion i Europës sezonin e kaluar, do të luajë sot në Champions League ndaj Leipzig, në Gjermani. Para kësaj sfide delikate për skuadrën e trajnerit Pep Guardiola ka folur mbrojtësi Ruben Dias.

Ai u shpreh se triumfi në Champions League edhe këtë sezon është një nga objektivat e klubit. “Të fitosh një Champions ishte diçka e bukur, fantastike. Ta fitosh këtë turne për të dytën vit me radhë do të ishte edhe më e bukur, një mrekulli”, tha Dias.

“E kështu me radhë, një herë të tretë e të katërt me radhë. Kjo gjë vlen edhe për Premier League apo FA Cup. T’i fitosh këto turne disa herë radhazi është e jashtëzakonshme”, u shpreh Ruben Dias.

Në fund, ai foli për shokun e ri të repartit, Gvardiol: “Po ambientohet shumë mirë. Është një djalë fantastic, një lojtar me cilësi të shkëlqyera. Të gjitha këto na ndihmojnë në komunikimin tonë, sidomos në fushë”./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments