Manchester City, kampion i Europës sezonin e kaluar, do të luajë sot në Champions League ndaj Leipzig, në Gjermani. Para kësaj sfide delikate për skuadrën e trajnerit Pep Guardiola ka folur mbrojtësi Ruben Dias.

Ai u shpreh se triumfi në Champions League edhe këtë sezon është një nga objektivat e klubit. “Të fitosh një Champions ishte diçka e bukur, fantastike. Ta fitosh këtë turne për të dytën vit me radhë do të ishte edhe më e bukur, një mrekulli”, tha Dias.

“E kështu me radhë, një herë të tretë e të katërt me radhë. Kjo gjë vlen edhe për Premier League apo FA Cup. T’i fitosh këto turne disa herë radhazi është e jashtëzakonshme”, u shpreh Ruben Dias.

Në fund, ai foli për shokun e ri të repartit, Gvardiol: “Po ambientohet shumë mirë. Është një djalë fantastic, një lojtar me cilësi të shkëlqyera. Të gjitha këto na ndihmojnë në komunikimin tonë, sidomos në fushë”./telesport/