Mathijs De Ligt është një nga lojtarët e rinj me më shumë kualitet të momentit dhe klubet e mëdha europiane janë vënë në garë për t’ia rrëmbyer Ajaksit. Dhe bëhet fjalë për klubet më me emër.

Barcelona i ka intensifikuar përpjekjet për ta blerë mbrojtësin e ekipit holandez, që konsiderohet një fenomen, edhe pse në moshë shumë të re, ende nuk i ka mbushur 20 vjeç.

Për këtë lojtar ka pasur interes edhe nga Juventusi, që kërkon të rinovojë mbrojtjen sa më shpejt. Megjithatë, në avantazh duken katalanasit, të cilët duket se do ta fitojnë konkurrencën, falë marrëdhënieve të mira që kanë me agjentin e njohur italian, Mino Raiola. / Vipsport/