Superioria do të luajë ditën e sotme 2 takime për sa i përket javës së 15-të. Kujtojmë se ditën e djeshme derbi mes Partizanit dhe Tiranës përfundoi 2-1 në favor të të kuqve. Luftëtari-Kukësi do të jetë sfida e orës 14:00.

Për këtë takim FSHF ka caktuar si kryesor Kridens Metën. Më pas, në orën 17:00 do të luhet sfida mes Skënderbeut dhe Teutës. Ai që do të vendos drejtësi do të jetë ndërkombëtari Enea Jorgji. Më poshtë edhe pasqyra e plotë:

Luftëtari-Kukësi

Kryesor: Kridens Meta
Asistent: Egin Doda
Asistent: Denis Agaraj
Arbitër i katërt: Olsi Sokoli

Skënderbeu-Teuta

Kryesor: Enea Jorgji
Asistent: Rejdi Avdo
Asistent: Ilir Tartari
Arbitër i katërt: Orlando Kuka