Albion Ademi shumë shpejt do të lëvizë nga Finlanda drejt një kampionati më prestigjiz e një skuadre më të njohur. Kjo duket e sigurt tashmë, pasi në vitet e fundit sulmuesi anësor i cili aktivizohet me përfaqësuesen Shpresa, ka bërë hapa të dukshëm para dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të njohura.
Trajneri i IFK Marienhamn, ku aktivizohet sulmuesi, ka konfirmuar se në klub kanë mbërritur disa oferta dhe të gjitha janë nga emra të njohur të futbollit në Europë, nga kampionate më cilësorë se ai finlandez.
“Ne kemi marrë oferta konkrete për Albion Ademin”, tha Peter Matson, trajneri i klubit finlandez. “Janë nga Trabzonspor në Turqi, Bazeli në Zvicër, AZ Alkmar në Holandë, Grojter Fyrth në Gjermani dhe Hajduk Split në Kroaci”, zbuloi ai listën e skuadrave që interesohen për futbollistin e talentuar i cili monitorohet prej kohësh edhe nga stafi i përfaqësueses A. /vipsport/