Eardhmja e James Rodriguez mesa duket do të jetë përsëri në Santiago Bernabeu. Mesfushori, aktualisht te Bayern Munich, u largua nga Real Madrid në verën e vitit 2017.

Disa ditë më parë, një gazetar i famshëm kolumbian ka zbuluar se James kërkon të rikthehet në Spanjë.

Sipas raportit, ai mendon se ka akoma shumë për të dhënë për Los Blancos duke parë se aventura e tij nuk kishte një fund të lumtur. Ai është gati ta provojë përsëri.

Gazetari kolumbian shprehet se James i ka thënë se ka dëshirë të rikthehet në Madrid.

Ai nuk donte të spekulonte për datën e rikthimit, por vera duket si momenti i duhur. “Do të rikthehem te Real Madrid,” ishin fjalët e James./telesport/