Sulmuesi i Feronikelit në Superligën e Kosovës, Artur Magani, ka lavdëruar sjelljet e lojtarëve të Kosovës, por nga ana tjetër ka kritikuar analistët për mënyrën se si i vlerësojnë trajnerët nga Shqipëria që po punojnë në klubet e Kosovës.

“Diçka të mirë do ta veçoja sjelljen e futbollistëve të Kosovës karshi neve që jemi nga Shqipëria edhe pse jemi të gjithë shqiptarë.

Ndërsa për të keq, ndoshta gabohem, por analistët e Kosovës i sulmojnë pa të drejtë trajnerët shqiptarë që kanë ardhur në Kosovë”, është shprehur i biri i trajnerit Magani për “Epoka e Re”, që deri para pak kohësh trajnonte Trepçën 89.

Nje sjellje e tille po reflektohet edhe ne faktin se futbollistet shqiptare nuk duket se e kane te lehte te luajne ne kete kampionat. Dy prej tyre madje u larguan dy dite me pare nga ekipi i Lirise se Prizrenit duke u perjashtuar nga drejtuesit e klubit.