Mbrojtësi i Kombëtares, Ardijan Ismajli po kalon një formë të shkëlqyer me fanellën e Hajdukut të Splitit në kampionatin kroat. Shqiptari ishte një nga më të mirët në fushë, në triumfin 4-0 që skuadra kuqeblu arriti në kampionat ndaj Rijekës.
Ndërkohë në klubin kroat nuk e fshehin vlerësimin që kanë për që kanë për mbrojtësin e Kombëtares. Së fundmi, klubi i Hajdukut ka postuar në faqen zyrtare në “Instagram” një foto ku tregon kërcimin e Ismajlit ndaj një lojtari të Rijekës.
“Ismajli apo Xhordan?”, pyet klubi kroat, duke iu referuar basketbollistit të njohur. Komentet pozitive të tifozëve kanë qenë të shumta, ku theksonin faktin se një lojtar i tillë i mungonte Hajdukut prej 10 vitesh.
PANORAMASPORT.AL