Largimet nga Vllaznia e basketbollit te femrave nuk kane fund. Gjate ketyre diteve nga ekipi i drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj jane larguar edhe dy basketbolliste te tjera te talentuara.

Behet fjale per dy nga lojtaret me me perspektive te ketij ekipi, Imela Mala dhe Sara Kolombi. Te dy ato jane bashkuar me ekipin e Tiranes.

Interesant eshte fakti se me kete ekip luajne edhe kater basketbolliste te tjera shkodrane e pikerisht Verri, Lugaj, Kraja dhe Sinani. Qe do te thote se bashke edhe me Malen e Kolombin, do te bejne plot 6 ish- lojtare te Vllaznise sebashku ne kryeqytet.

Kjo qe ndodh eshte vertete e çuditshme sepse Shkodra me shume veshtiri rrit keto lojtare te talentuar por ne fund nuk di t’i mbaje dhe ato gjejne strehe diku tjeter.

Trajneri Gjeçaj ka bere te ditur se nga ky ekip vetem ne dy vitet e fundit jane larguar plot 12 lojtare e kjo ka bere qe Vllaznia aktuale te kete shume probleme per sezonin e ardhshem.

Pjese e saj kane mbetur vetem dy lojtare me pervoje, Dashja e Mustafa, ndersa te gjitha te tjera jane te reja dhe ndonese me perspektive, nuk premtojne shume per te ndertuar nje ekip pretendent ne sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/