Turneu i përfaqësueseve rajonale që organizohet nga FSHF për moshat U-13, U-14 dhe U-15 do të nisë sërish më 9 maj.

Pjesë e këtij turneu do të jenë të gjitha ekipet rajonale të këtyre tre grup-moshave nga Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani, Korça, Lezha dhe Gjirokastra, që si qëllim kryesor ka evidentimin e elementëve të rinj që luajnë në kampionatet rajonale të FSHF-së dhe vëzhgimin e mëtejshëm të tyre nga stafi i ekipeve kombëtare, për të seleksionuar futbollistët e rinj të ekipeve kombëtare të moshave.

Duhet theksuar se ky turne është fryt i një pune disa mujore, ku trajnerë dhe specialistë të ekipeve kombëtare ndjekin nga afër stërvitjet dhe seleksionimet e ekipeve rajonale në këto tetë zona, ku bëhet edhe përzgjedhja e talenteve të reja që marrin pjesë në këtë turne që zhvillohet dy herë në vit, në muajin maj dhe dhjetor.

Ndeshjet e grupeve do të nisin nga e hëna e 9 majit, ndërsa finalet që do të përcaktojnë fituesin e secilës grup-moshë do të zhvillohen të premten e 13 majit në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Në bazë të rregullores së këtij aktiviteti, kohëzgjatja e çdo ndeshjeje do të jetë; për moshën U-13 me 2 pjesë nga 30 minuta; për moshën U-14 me 2 pjesë nga 35 minuta; për moshën U-15 me 2 pjesë nga 40 minuta. Në rast barazimi nuk do të aplikohet koha shtesë, por goditjet e penalltive që do të përcaktojnë edhe fituesin e çiftit. Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në Tiranë dhe Fier (Qendra e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”).

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 & U-13

Kalendari i ndeshjeve:

U-15 dt.2008: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë

Dt.09.05.2021 (E hënë)

Tirana – Lezha

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-15, ora: 10:30

Durrës – Shkodër

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-15 ora: 10:30

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-15, ora: 12:00

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-15, ora: 12:00

U-15 dt.2008: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt.09.05.2022 (E Hënë)

Fieri – Gjirokastër

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-15, ora 11:00

Korça – Elbasani

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-15, ora 11:00

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-15, ora 12:30

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-15, ora 12:30

U-14 dt.2009: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë

Dt.10.05.2022 (E martë)

Tirana – Lezha

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-14, ora: 10:30

Durrës – Shkodër

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-14 ora: 10:30

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-14, ora: 12:00

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-14, ora: 12:00

U-14 dt.2009: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt.10.05.2022 (E Martë)

Fieri – Gjirokastër

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 11:00

Korça – Elbasani

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 11:00

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 12:30

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 12:30

U-13 dt.2010: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt.11.05.2022 (E Mërkurë)

Fieri – Gjirokastër

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-13, ora: 11:00

Korça – Elbasani

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-13, ora: 11:00

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 12:30

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 12:30

U-13 dt.2010: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë
Dt.11.05.2022 (E Mërkurë)

Tirana – Lezha

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-13, ora 10:30

Durrës – Shkodër

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-13, ora 10:30

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-13, ora: 12:00

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-13, ora: 12:00

Finalet

Dt. 13.05.2022 (E premte)

Fituesit e moshës U-15 në Kamëz dhe në Fier

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Mosha U-15, ora 12:00

Fituesit e moshës U-14 në Kamëz dhe në Fier

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Mosha U-14, ora: 10:30

Fituesit e moshës U-13 në Kamëz dhe në Fier

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Mosha U-13, ora: 10:30